Ka nisur protesta e studentëve në Shkup, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Tubimi ka filluar në hyrje të Ura e Gurit dhe pritet të vazhdojë deri para Ministria e Drejtësisë.
Studentët janë mbledhur me pankarta dhe thirrje për barazi gjuhësore, duke theksuar se kjo kërkesë lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e tyre në arsim. Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët presin reagim nga institucionet.



