14.8 C
Skopje
Tuesday, November 11, 2025

Ka keqtrajtuar foshnjen e saj 6 muajshe, nëna dhunuese nën arrest

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e një procedure hetimore ndaj një gruaje 23-vjeçare me vendbanim në Rëzhaniçino, e dyshuar për veprën penale – “Braktisje dhe keqtrajtim të fëmijës”, sipas nenit 201, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas hetimeve, më 9 nëntor në orët e mbrëmjes, e dyshuara ka neglizhuar rëndë detyrën e saj prindërore për kujdes dhe edukim, duke braktisur dhe keqtrajtuar djalin e saj gjashtëmuajsh. E irrituar që foshnja qante, ajo e ka goditur me duar dhe grushta në gojë dhe hundë, duke i shkaktuar plagë dhe gjakderdhje.

Lëndimet te fëmija i kanë vërejtur pronari i shtëpisë ku qëndronte e dyshuara dhe një mike e saj, të cilët më pas e kanë dërguar foshnjën për kontroll mjekësor.

Në Qendrën Klinike, mjekët kanë konstatuar disa lëndime të reja – kontuzione dhe hematoma, por edhe shenja të vjetra nga goditje të mëparshme. Hetimet tregojnë gjithashtu se nëna, që nga lindja, nuk e kishte çuar kurrë fëmijën për kontroll mjekësor apo vaksinim, për të fshehur gjurmët e dhunës fizike.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, kryesisht për shkak të rrezikut të arratisjes.

Foshnja, për të cilën nuk dihet identiteti i prindit tjetër, është vendosur nën kujdesin e Qendrës për Punë Sociale./VOXAL/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit