Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka hequr lejen e sigurisë ish-presidentit, Joe Biden dhe të drejtën në informacionet sekrete, pasi paraardhësi i tij bëri të njëjtën gjë me të katër vjet më parë.
– Advertisements –
“Nuk ka nevojë që Joe Biden të vazhdojë të marrë akses në informacionin sekret”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij ”Truth Social”.
“JOE, JE I SHKARKUAR”, shtoi Trump me germa kapitale.
Presidenti tashmë ka revokuar lejen e sigurisë për shumë ish-zyrtarë të shërbimeve sekrete, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Biden.
Trump postoi të premten në mbrëmje se Biden “krijoi këtë precedent në vitin 2021, kur ai udhëzoi Komunitetin e Inteligjencës të ndalonte presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara të aksesonte detajet mbi Sigurinë Kombëtare, një mirësjellje e dhënë për ish-presidentët”.
Ai tha se Bidenit “nuk mund t’i besohej informacioni i ndjeshëm”, duke përmendur një hetim të Departamentit të Drejtësisë për ruajtjen e dosjeve sekrete nga demokrati, i cili arriti në përfundimin se megjithëse nuk kishte nevojë të ngrihej akuza penale, Biden kishte një kujtesë të dobët.