6.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

‘Jo gjithçka shkoi siç duhej’, Mërgimja rrëfehet pasi u bë nënë për herë të dytë

Mërgimja dhe Xhemi janë ndër çiftet më të popullarizuara në rrjete sociale.

Ata, profilin e tyre e ndërtuan ndër të parët, duke bërë që sot realiteti i tyre të ndiqet prej qindra mijëra njerëzve.

Së fundmi, ata u bënë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të djalit Zayn Malik.

 

Në periudhën e rikuperimit për Mërgimen, ajo ka vendosur të ndajë detaje me ndjekësit në rrjete sociale.

Përmes një shkrimi të gjatë, ajo ka treguar se jo gjithçka ka shkuar siç duhet përgjatë lindjes por fatmirësisht tashmë është mirë.

‘Unë do të lajmërohen tek ju sa më shpejt dhe gjithashtu do t’iu jap një raport lindjeje. Fatkeqësisht, jo gjithçka shkoi ashtu siç duhej gjatë lindjes por hej, gjëra të tilla na janë bërë normale. Nuk do të ishte normale nëse gjithçka do të kishte shkuar mirë. Kaq tipike për ne. Pavarësisht gjithçkaje do të doja të kisha më shumë fëmijë sepse ti harron gjithçka sapo ke gjënë më të bukur në krah’, është shprehur ajo përmes një postimi në Instagram.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit