Klubi turk, Serik Spor A.S. ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me futbollistin kosovar, Jetmir Topalli. Jetmir Topalli ka ndryshuar skuadër, por jo edhe ambient, pasi vazhdon të mbetet pjesë e futbollit turk.
Është skuadra e Serik Spor e cila ka njoftuar nënshkrimin e me Topallin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për një periudhë 1.5-vjeçare.
Anësori kosovar pritet të shtojë cilësi dhe alternativa të reja në repartin sulmues, teksa klubi synon të forcojë ekipin për objektivat e këtij sezoni në Ligën e Parë Turke.
“Mirë se vjen në familjen tonë Jetmir”, ka qenë mesazhi i Serik Spor A.S, duke i uruar mirëseardhje Topallit në aventurën e re në futbollin turk.
Ndryshe, Topalli në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e ekipit Bandirmaspor, teksa më parë ka luajtur edhe me Istanbulspor, Pendikspor, Manisa FK, Malatayspor dhe në Kosovë me Ballkanin, Feronikelin, Vushtrrinë dhe 2 Korrikun.



