Numri i njerëzve në Japoni të moshës 100 vjeç e lart është rritur në një nivel rekord prej gati 100,000.
Duke vendosur një rekord të ri për të 55-tin vit radhazi, numri i njëqindvjeçarëve në Japoni ishte 99,763 deri në shtator, tha ministria e shëndetësisë të premten. Nga ky total, gratë përbënin një shifër dërrmuese prej 88%.
Japonia ka jetëgjatësinë më të gjatë në botë dhe njihet si vendi ku jeton shpesh personi më i vjetër në botë, megjithëse disa studime e kontestojnë numrin real të njëqindvjeçarëve në të gjithë botën.
Personi më i vjetër në Japoni është 114-vjeçarja Shigeko Kagawa, një grua nga Yamatokoriyama, një periferi e qytetit Nara. Ndërkohë, burri më i vjetër është Kiyotaka Mizuno, 111 vjeç, nga qyteti bregdetar i Iwatas.
Ministri i Shëndetësisë Takamaro Fukoka i përgëzoi 87,784 femra dhe 11,979 meshkuj, njëqindvjeçarë për jetëgjatësinë e tyre dhe shprehu “mirënjohjen e tij për kontributet e tyre shumëvjeçare në zhvillimin e shoqërisë”.