Për herë të parë në historinë e këtij formati televiziv, fituesi i këtij edicioni Ferma VIP3 do të shpërblehet me plot 200,000 euro, duke e kthyer garën në një nga më të fortat dhe më të ndjekurat deri më tani.
Me një shumë kaq të konsiderueshme në lojë, pritet që dinamika mes banorëve të jetë më intensive se kurrë. Strategjitë, aleancat dhe përplasjet janë të pashmangshme, ndërsa konkurrentët tashmë kanë nisur aventurën e tyre në fermë, me synimin e qartë për të arritur deri në fund.
Produksioni premton një sezon plot emocione, sfida të forta dhe zhvillime të papritura, duke rritur pritshmëritë e publikut për një spektakël të vërtetë.
Mbetet për t’u parë se cili prej banorëve do të arrijë të përballojë presionin dhe të rrëmbejë çmimin e madh prej 200 mijë euro.(INA)



