Ditë më parë u dha lajmi se Kënga “Mora Fjalë”, e cila mori përmasa të mëdha në zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë pas kualifikimit historik të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, është ndaluar që të këndohet sërish në stadium.
Në prag të ndeshjeve me Republikën Çeke dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve, kënga e artistes Shkurte Fejzaj nuk u dëgjua në ambientet e “Arenës Kombëtare”, teksa Tifozët Kuq e Zi u shprehën se u ishte komunikuar që mos ta këndonin.
Vet këngëtarja Shkurte Fejza do ta konsideronte si të pakuptimitë ndalimin e këngës, duke thënë se ajo kënëgë i kushtohet një figure historike për Kosovën dhe Shqipërinë.
Për profesorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi, kënga “Mora fjalë” është tashmë himni i Kosovës edhe pse zyrtarisht Kosova e ka një himn, por pa tekst, pa fjalë, vetëm me muzikë.
Dr. Bytyçi për gazetën “Bota sot” tha se fakti që Kosova ka himn pa tekst shtë një lëshim shumë i madh i sah dhe një “dhuratë” e madhe kjo për Serbinë.
“Shkurte Fejza shkëlqeu nga stadiumi Air Albania. Kënga u bë hit e shqiptarëve edhe në stadiumet dhe rrugët e qyteteve gjermane. Por erdhi momenti kur kjo këngë duhej heq nga repertori I futbollistikës shqiptare”, kujtoi profesori duke thënë dëshprimisht se s’ka më „Mora fjalë“ në Stadiume.
“E dini pse? Sepse Serbia e kushtëzoi marrëveshjen për organizimin e kampionatit evropian të të rinjve në vitin 2027 me heqjen nga repertori të këngës kënduar nga Shkurte Fejza. Këtu filloi ajo që ka ndodhur gjithmonë me qeveritë shqiptare të së majtës. “Nuk duhet ta hidhërojmë aleatin tonë më të mirë, Serbinë“, thonë liderët e PKSH-PPSH-PSSH-së”. Në fakt nuk ka asgjë për t’u habitur pse ndodhi kjo. Unë isha i surprizuar me lansimin e saj para dy vitesh. Ndalimi është metoda qeverisëse e së majtës shqiptare. Lejimi është tabu për ta. Lejohen vetëm mafiozët, banditët dhe tradhtarët e lidhur me Beogradin. Gjithçka tjetër është e ndaluar. Por në Kosovë nuk mendoj se e besojnë këtë filozofi tragjikomike të Rilindjes në qeverisjen e Shqipërisë. Shihni si sillen me Kosovën. Sikur Kosova ka sulmuar Serbinë dhe ka bërë masakra në Beograd apo në Kragujevac dhe jo siç ka ndodhur në fakt që në Beograd janë zhdukur 3300 kufoma shqiptarësh të masakruar. Sillen sikur Kosova i ka hak Serbisë dhe sikur Serbia paska qenë viktimë kur kryente masakra kundër shqiptarëve”, thekson profesori.