11.8 C
Skopje
Wednesday, November 26, 2025

Ja emrat dhe akuzat e të arrestuarve sot nën akuzën e keqpërdorimeve në Bujqësi

Shkup, 25 nëntor 2025 — Njësitë e posaçme OSOSK, në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, kanë kryer sot bastisje dhe kontroll të objekteve në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, në kuadër të një hetimi për dyshime të rënda për keqpërdorim të pozitës zyrtare në disa institucione shtetërore përgjegjëse për menaxhimin e rezervave të shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, veprimet hetimore lidhen me dyshime se gjatë viteve 2021–2022, persona të autorizuar në Agjencinë e Rezervave Shtetërore, Agro Berzë, Ministrinë e Bujqësisë, si dhe një ekspert i jashtëm, kanë lejuar në mënyrë të kundërligjshme shkarkimin (otpis) e 1.500.000 kg grurë merkantil dhe 500.000 kg elb, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm të vlerësuar në rreth 780.000 euro.

Hetimet kanë për qëllim sigurimin e provave shtesë për procedurën e mëtejshme penale.

Të dyshuarit në rast

Në bazë të dyshimeve të Prokurorisë, pesë persona zyrtarë dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

1. Nimetula Ramadani

Shef në Agjencinë e Rezervave Shtetërore, Shkup.
Dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

2. Resi Abdurahmani

Drejtor i Agjencisë së Rezervave Shtetërore, Shkup.
Përballet me dyshime për veprën e njëjtë penale.

3. Toni Kanturski

Shef në Agjencinë e Rezervave Shtetërore, Shkup.
Dyshohet për keqpërdorim dhe mosveprim në ushtrimin e detyrës.

4. Trajan Dimkovski

Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Përballet me akuzë për keqpërdorim pozite sipas paragrafit 4 të nenit 353.

5. Mile Peshevski

Ekspert në Zyrën e Vlerësimit në fushën e bujqësisë.
Dyshohet se me mosveprim ka kontribuar në dëmtimin e rezervave shtetërore.


Dëmi i shkaktuar dhe vazhdimi i hetimeve

Sipas Prokurorisë, personat e dyshuar dyshohet se nuk e kanë ushtruar detyrën e tyre zyrtare, duke mundësuar që nga rezervat shtetërore të hiqen nga evidenca 2 milionë kilogramë drithë, pa bazë të rregullt ligjore.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa priten analiza të tjera financiare dhe dokumentare për të përcaktuar përgjegjësinë individuale të secilit nga personat e përfshirë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit