22.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Izraeli sulm me dron në Liban, vriten 5 persona

Pesë persona u vranë të dielën nga një sulm ajror izraelit në Libanin jugor, sipas qeverisë libaneze, por pretendimet se disa qytetarë amerikanë ishin midis të vdekurve tani po kundërshtohen.

Ushtria izraelite tha se kishte “goditur dhe eliminuar” një operator të Hezbollahut në qytetin jugor të Bint Jbeil, por pranoi se disa civilë u vranë gjithashtu në sulm, shkruan CNN.

“IDF shpreh keqardhje për çdo dëm të shkaktuar ndaj individëve të papërfshirë dhe vepron për të minimizuar dëmin sa më shumë që të jetë e mundur. Incidenti është duke u shqyrtuar”, tha ajo në një deklaratë.

Kryetari i Parlamentit të Libanit, Nabih Berri, deklaroi të dielën në një deklaratë se katër shtetas amerikanë – një baba dhe tre nga fëmijët e tij – ishin midis të vrarëve. Ministri i Jashtëm libanez Youssef Raji tha se nëna e familjes amerikane ishte plagosur dhe në gjendje kritike.

Megjithatë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së e kundërshtoi këtë pretendim. “Ndërsa situata është e paqëndrueshme, deri më tani, indikacionet janë se pesë të vrarët nuk ishin shtetas amerikanë”, i thanë ata CNN-së.

Kryeministri i Libanit, Navaf Salam, e përshkroi sulmin si një “masakër” kundër civilëve.

Ai i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të dënojë Izraelin “në termat më të ashpra për shkeljet e tij të përsëritura të rezolutave ndërkombëtare dhe të ligjit ndërkombëtar”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit