Kryetari i Komunës së Çairit , Izet Mexhiti bënë të ditur se “El Hilal” është një nga partnerët më të respektuar të Komunës së Çairit dhe një kontribuues i rëndësishëm për Shkupin, transmeton Zhurnal.mk.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres delegacionin e Organizatës Humanitare “El Hilal”, të udhëhequr nga z. Behixhudin Shehapi, së bashku me z. Talat Sadiku, z. Ali Sadiku dhe z. Irfan Isaku.
Më uruan për detyrën e re dhe e konfirmuan edhe një herë vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit tonë, një partneritet që nga viti 2005 ka sjellë mbështetje, ndihmë dhe shumë histori njerëzore që vlejnë. Vlerësoj me mirënjohje çdo përpjekje të tyre dhe kam besim se projektet tona të përbashkëta do të rriten edhe më shumë në të mirë të qytetarëve.
Gjithashtu, i falënderoj për vizitën e sotme, për respektin dhe për bashkëpunimin që gjithmonë vendos njerëzit në qendër.”, thekson Mexhiti






