Izet Mexhiti uron Kosovën nga pritja zyrtare: 17 Shkurti, datë krenarie dhe sakrifice

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Kosova në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.
Ngjarja u mbajt nën mikpritjen e ambasadorit Florian Qehaja, ku Mexhiti theksoi rëndësinë historike të 17 Shkurtit, duke e cilësuar si një nga datat më të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
Ai nënvizoi se kjo ditë është simbol i sakrificës, përpjekjes dhe vendosmërisë që sollën lirinë dhe pavarësinë, ndërsa shprehu urimet që Kosova të vazhdojë të forcojë shtetin dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt për qytetarët e saj.
“Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë!” – përfundoi Mexhiti. 🇽🇰

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit