Pas bisedimeve të fundit mes koalicionit VLEN dhe kryeministrit Mickoski ku së fundmi Taravari u përjashtua nga qeveria, Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti komentoi në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në.
Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë.
Sonte VLEN vendosi – dritat fiken për hipokrizinë.
Dyftyrësia… nuk ia VLEN!


                                    



