4.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Izet Mexhiti: Po i vjen fundi keqmenaxhimit të mbeturinave në Drislla

Menaxhimit të dobët të mbeturinave po i vjen fundi, tha Izet Mexhiti, duke theksuar se nuk mund të tolerohen më zgjidhje gjysmake dhe neglizhencë institucionale.

Në panelin e diskutimit të mbajtur në Batincë, një nga fshatrat më të dëmtuar nga keqmenaxhimi shumëvjeçar i deponisë në Drislla, Mexhiti deklaroi se kjo zonë do të transformohet në një qendër moderne për trajtimin e mbeturinave.

“Sistemet e filtrimit për mbeturinat mjekësore dhe incineratori tashmë janë instaluar. Kontrolli i ndotjes së ujërave është forcuar, ndërsa zona do të rrethohet për të ndaluar hyrjen e qenve endacakë,” tha Mexhiti.

Ai shtoi se në bashkëpunim me partnerët evropianë, planifikohet ndërtimi i pesë qendrave moderne për menaxhim me mbeturinat në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

“Nuk do të ndalemi! Do të punojmë çdo ditë e vazhdimisht për një mjedis të pastër,” përfundoi Mexhiti.

https://www.facebook.com/share/1ES6ZpMwzq/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit