Në postim në FB, kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka shkruar se në VLEN po bashkohen shqiptarët nga i gjithë vendi, transmeton Ora24.tv
Ai ka theksuar mes tjerash se ky është pomenti për të qenë bashkë, nëse atëherë të humbur.
Postimi i plotë:
Për herë të parë në historinë pluraliste të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët nga provinienca të ndryshme politike, të djathtë e të majtë, të ri e me përvojë, po bashkohen në një front të përbashkët politik – në VLEN.
Kjo është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që për vite kanë investuar në përçarjen e votës shqiptare. Kjo është fundi i politikës së përçarjes dhe fillimi i një epoke të re të fuqisë shqiptare.
Nuk ka më hapësirë për interesa të ngushta, për pazare në kurriz të qytetarëve, apo për politikë që na mban të ndarë. Nga sot, zëri shqiptar do të jetë një – i fortë, i qartë dhe i pandalshëm.
Ky është momenti ynë. Ose bashkë, ose të humbur.
VLEN është bashkimi që nuk ndalet.
Sepse kur shqiptarët bashkohen, askush nuk mund t’i ndalë.Ora24.tv



