Në hapjen e shtabit të VLEN-it në Tearcë, Izet Mexhiti deklaroi mbështetje të qartë për kandidatin e koalicionit, Daut Memishin. Ai tha se Dauti është i përgatitur dhe do ta ketë përkrahjen e Qeverisë dhe ekzekutivit për të zgjidhur problemet e komunës.
“Tearcën e kemi mbështetur edhe më parë kur kishte kryetar tjetër do ta mbështesim edhe tani. Me Dautin, prioritet do të jetë zhvillimi i arsimit, infrastrukturës dhe shërbimeve bazë si çerdhet e shkollat,” u shpreh Mexhiti.
Ai shtoi se VLEN ka përzgjedhur kandidatin më të merituar dhe se fondet për komunat duhet të ndahen sipas numrit të banorëve.
“Na obligoni me 19 tetor që mbështetjen ta kthejmë në projekte konkrete për Tearcën,” përfundoi ai.