11.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Izet Mexhiti nga Parku i Çairit: Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar!

Shkup, 28 shtator – Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot iu bashkua një aktiviteti sensibilizues në Parkun e Çairit, me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit.

Në këtë aktivitet, i cili u zhvillua në bashkëpunim me mjekë, forume të grave, të rinjtë dhe vullnetarë, qytetarëve iu ofruan kontrolle shëndetësore falas, si matja e tensionit të gjakut dhe analizat bazike.

“Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar dhe kujdesi për të duhet të jetë prioritet për secilin prej nesh. Sot e pamë nga afër se sa pak mjafton për të bërë një hap të madh drejt një jete më të shëndetshme. Të kujdesemi për shëndetin është investimi më i mençur që bëjmë, për veten, për familjen dhe për shoqërinë tonë,” theksoi Mexhiti.

https://www.facebook.com/share/1FSxrAECX1/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit