13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Izet Mexhiti: Nga Likova krenare u ngrit zëri i popullit për ndryshim – me VLEN-in, Likova fiton!

 

Në Likovën krenare, në tokën e historisë dhe krenarisë kombëtare, sot u dëgjua fuqishëm zëri i popullit për ndryshim.
Në prani të qindra qytetarëve, Izet Mexhiti, një nga liderët kryesorë të koalicionit VLEN, theksoi se koha e padrejtësive dhe harresës po merr fund.

> “Likova është lënë në mjerim e varfëri, pa zhvillim, pa investime, pa dinjitet. Një komunë që dikur dha bijtë e saj për liri, sot është lënë në harresë nga ata që për 20 vjet e përdorën vetëm për vota,” – tha Mexhiti.

 

Ai shtoi se sonte, Likova iu bashkua ndryshimit, vizionit dhe shpresës, dhe se me Nexhmedin Sadikun dhe ekipin e ndershëm të VLEN-it, kjo komunë nuk do të jetë më ndër më të varfrat në vend, por shembull i zhvillimit, punës dhe dinjitetit.

> “Ky është momenti për të kthyer nderin, për ta çliruar komunën nga korrupsioni dhe për ta bërë qendër të zhvillimit dhe krenarisë shqiptare,” – deklaroi ai.

 

Në përfundim, Mexhiti u shpreh i bindur se me vizionin e ri dhe besimin e qytetarëve, Likova do të fitojë – sepse ndryshimi VLEN.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit