17.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Izet Mexhiti: ‘Dibra po zgjohet, ndryshimi po ndodh’ – Fisnik Mela, shpresa e re për qytetin”

Dibër, 2025 – “Dibra po zgjohet, ndryshimi po ndodh!” – ky ishte mesazhi kryesor që transmetoi Izet Mexhiti gjatë hapjes së shtabit zgjedhor të VLEN në zemër të Dibrës.

Ngjarja u shoqërua me entuziazmin e qytetarëve dhe besimin e ndërsjellë se një epokë e re politike po afrohet për rajonin. Kandidati i VLEN për kryetar të komunës, Fisnik Mela, u prezantua si simbol i shpresës për një drejtim të ri, i bazuar në profesionalizëm, përvojë dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

“Keqmenaxhimit dhe mungesës së vizionit po i vjen fundi. Dibra meriton më shumë. Potenciali për zhvillim është i madh dhe me Fisnikun në krye, Dibra do ta marrë vendin që i takon,” theksoi Mexhiti.

VLEN synon të sjellë ndryshimin e shumëpritur, duke e bërë Dibrën një shembull të zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes efikase.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit