17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Izet Mexhiti: Çairi vendos barazinë dhe dinjitetin njerëzor në qendër të zhvillimit

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe kandidad për kryetari i  Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar se vizioni i tij për zhvillimin e Çairit mbështetet në parimin e barazisë dhe dinjitetit njerëzor për të gjithë qytetarët.

“Një nga shtyllat kryesore të programit tonë është përfshirja e personave me aftësi të kufizuara përmes politikave afatgjata në arsim, shëndetësi, transport dhe hapësira publike,” ka deklaruar Mexhiti.

Ai ka bërë të ditur se Komuna e Çairit do të zbatojë programe për punësim dhe trajnim në sektorin publik, si dhe mbështetje për ndërmarrjet sociale dhe nismat komunitare që nxisin pavarësinë ekonomike.

Në këtë drejtim, z. Qamuran Ismaili i është bashkuar kabinetit të tij si këshilltar, për të sjellë zërin dhe përvojën e një komuniteti që shpesh është lënë në heshtje.

“Çairi është shembull i komunës që bashkon, fuqizon dhe respekton çdo qytetar,” përfundon Izet Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit