Zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe kandidat për komunën e Çairit, Izet Mexhiti i ka dërguar edhe një herë apel oponentit të tij Bujar Osmani që të dalë në debat, sonte në TV21.
“E pranova ftesën për debat në TV21.
Për fat të keq, më njoftuan se Bujar Osmani ka refuzuar.
Prandaj sonte, nga ora 21:00, do të më ndiqni në një intervistë në TV21.
Por ftesa mbetet: Bujar, mos u frikëso. Guxo.
Demokracia do të thotë të përballesh para qytetarëve, jo të fshihesh.
Demokracia do të thotë t’i lejosh qytetarët t’i dëgjojnë vizionet e ndryshme, jo të kufizohesh në kornizat që vetë i ke vendosur.
Eja në debat, Bujar. Qytetarët meritojnë një debat të vërtetë”, ka shkruar para pak çastes Mexhiti./Ora24.tv