10.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Izet Mexhiti: Bashkë me OJQ-të po ndërtojmë politika që burojnë nga realiteti i qytetarëve

Sot, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, është takuar me përfaqësuesit e 30 organizatave joqeveritare, të cilët çdo ditë punojnë në terren dhe janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, me problemet dhe sfidat reale të Çairit dhe të vendit.

Mexhiti theksoi se këto organizata përbëjnë zërin e komunitetit dhe janë partnerët më të afërt të institucioneve në procesin e zhvillimit lokal, por edhe vëzhgues të përkushtuar të punës, premtimeve dhe qeverisjes.

> “Këto organizata janë pjesë e mekanizmit më të rëndësishëm demokratik – transparencës dhe llogaridhënies. Bashkë me ta, po ndërtojmë politika që burojnë nga realiteti i përditshëm i qytetarëve, jo nga distanca, por nga terreni, aty ku fillon çdo ndryshim i vërtetë,” – theksoi Mexhiti.

 

Ai shtoi se ky bashkëpunim është garancia që çdo vendim, projekt apo investim do të ketë një qëllim të vetëm – t’i shërbejë qytetarit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit