6.8 C
Skopje
Monday, December 8, 2025

Ivanka Trump publikon foto: Lexon libra për historinë shqiptare

Ivanka Trump publikon foto: Lexon libra për historinë shqiptare

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka zgjuar vëmendje të madhe në rrjetet sociale pasi ka publikuar një foto në Instagram Story ku shfaq disa libra të njohur mbi historinë dhe çështjen shqiptare, transmeton Ora24.tv

Në fotografinë e postuar, ajo ka vendosur tri vepra të rëndësishme:
• “Albania: From Anarchy to a Balkan Identity” – një analizë e transformimeve politike të Shqipërisë pas viteve ’90;
• “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers – një prej librave më autoritativë për historinë moderne shqiptare;
• “The General of the Dead Army” (Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur) nga Ismail Kadare – romani klasik i shkrimtarit shqiptar me famë botërore.

Krahas fotos, Ivanka ka shkruar fjalën “Research!”, duke lënë të kuptohet se është duke studiuar historinë dhe kulturën shqiptare, megjithëse pa dhënë më shumë detaje rreth arsyeve të këtij interesi.

Publikimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e komunitetit shqiptar në rrjete sociale, duke u interpretuar si një gjest pozitiv dhe kuriozitet i sinqertë ndaj Shqipërisë dhe historisë së saj./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit