Shkruan, Mefail Ismaili – gazetar
Mllefi për pushtet i pafund! Jonjerëzorja doli në sipërfaqe!
Tek ata që humbën në Strugë , vazhdon të sundojë mllefi për humbjen e pushtetit, jonjerëzia.
E them kështu, për të mos thënë egërsia, të cilën e shprehën gjatë fushatës përmes presioneve, përpjekjeve për shantazhe, duke tentuar të prekin nderin dhe dinjitetit e çdo kujt që nuk mendonte si ata!
Përveç se më linçuat publikisht mua, median që drejtoj por dhe familjen time! Nuk latë hallë, xhaxha e familjar pa u bërë presione të ndryshme, pa tentuar përmes tyre të më kërcënoni ose të më sprapsin!
Por përsëri nuk ja arritët!
Dje dhe sot, disa përpiqen të tregohen të “qytetëruar”, me statuse sipërfaqësore nëpër rrjetet sociale, për të arsyetuar rezultatet (gjë që nuk më tangon aspak), e disa të tjerë me heshtje totale!
E si mund të pres nga ata që tejkalojnë jonjerëzoren brenda tyre, e të distancohen nga kërcënimet, shantazhet dhe fyerjet, ose të kërkojnë falje ndaj meje e familjes time, kur vetë ata, ende nuk ia kanë uruar fitoren kryetarit të sapozgjedhur të Strugës, Mendi Qyra?! Madje në komunikim direkt as kundër kandidati Arsim Dalipi!
Biles nuk e kanë uruar as ata që, për rreth 20 vite, falë z. Qyra kanë hyrë në politikë, e që i ka mbështetur në çdo aspekt sa herë që kanë hapur e mbyllur “Lëvizje” ose “Parti”! Edhe gjithmonë kur është dashur të bëhen “lider”, bartës listash, ministra e gjetiu!
Me miqtë që i ngritën u bënë “armiq”! Popullin që i mbështeti me dekada e fyen dhe ofenduan me SMS tepër të ulëta e jodinjitoze!
Si do të dilni tani para tyre?!
E gjithë kjo le të mbetet në ndërgjegjen tuaj dhe si mësim për popullin!
Ndërsa, puna e parë që duhet të bëjë kryetari i ri, Mendi Qyra, është revizioni i punës së institucioneve komunale, sidomos drejtorive kyçe! Qytetarët duhet ta dinë si (nuk) është punuar dhe pse Komuna nuk ka pasur asnjë zhvillim!
Kjo pastaj do të shpalos arsyen e vërtetë pse pushtetarët aktual në Komunë dhe ata që pretendonin përmes “Dokit” ta marrin Komunën, shfrytëzuan çdo mekanizëm jo etik, jo moral dhe jonjerëzor për të fituar këtë copë pushteti!
Barrë që do tu rëndojë për gjithë jetën!





