Me rastin e vajtjes në pavdekësi të patriarkut të letrave
ISMAIL KADARE
RREZE DRITE NË DITËT E ERRËTA TË REGJIMEVE DIKTATORIALE
Zëri universal kundër totalitarizmit, Shekspiri i kohës moderne, Markezi i Evropës, misionari që nuk rreshti së kërkuari shtigjet që e lidhin botën e miteve dhe të legjendave me qytetërimin modern
“Si çdo shkrimtar i madh, Eskili ishte i ndërgjegjshëm se, në krahasim me një zyrtar – të mesëm apo të lartë – që përfaqësonte shtetin, ai ishte një princ, dhe jo vetëm i artit, por i gjithë kombit të vet. Si i tillë, ai qëndronte më lartë se çdo burrë shteti dhe se fati i Greqisë i rëndonte atij mbi supe më shumë se ç’i rëndonte ndoshta krejt mekanizmit të shtetit grek.”
Ismail Kadare