19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

ISHP: Nuk ka devijime në vlerat e rrezatimit në ajër dhe tokë pas zjarrit në Trubarevë, as metale të rënda në ujëra

IShP njofton se është në koordinim të vazhdueshëm me Inspektoratin për Mjedisin Jetësor, Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera kompetente të shtetit.

“Gjatë ditës së djeshme, IShP dërgoi një ekip të trajnuar ekspertësh nga instituti për kontroll të jashtëzakonshëm në zonën e prekur. Janë marrë mostra nga uji, toka dhe ajri për ekzaminim të radioaktivitetit, si dhe mostra nga uji, rrjeti i ujësjellësit, puseta dhe toka për analizë fiziko-kimike. Gjatë ditës së sotme, në IShP janë pranuar rezultatet nga mostrat e ajrit dhe tokës për ekzaminimin e rrezatimit jonizues, dhe ato janë brenda vlerave referuese normale, pa devijime. Rezultatet nga mostrat e ujit për ekzaminim të rrezatimit jonizues, sipas metodës së analizës, do të jenë të disponueshme gjatë ditës së nesërme.

Nga mostrat e ujit, sa i përket analizës fiziko-kimike, nuk ka devijime në vlerat që lidhen me metalet e rënda. Në mostrat e ujit është konstatuar vetëm një tregues i përmbajtjes së rritur të materieve organike në ujërat nëntokësore, të cilat janë me origjinë tjetër.
Sa i përket mostrave të tokës për praninë e metaleve të rënda, rezultatet sipas metodës së analizës do të jenë të disponueshme gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e ISHp-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit