Iseni: Deri në gjysmën e vitit 2026, i gjithë territori i vendit do të jetë i monitoruar me kamera të sigurisë

Shkup, 25 dhjetor – Zëvendësministri i Punëve të Brendëshme, Astrit Iseni, për Lajm Tv paralajmroi zgjerimin dhe modernizimin e sistemit të kamerave të sigurisë, me synim që çdo rrugicë në Shkup të mbulohet me kamera, ndërsa më pas, ky sistem të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas planit të MPB-së, Iseni tha që deri nga mesi i vitit 2026, kamerat e reja pritet të vendosen në të gjithë vendin, duke mos u kufizuar vetëm në qytetet e mëdha.

“Në Shkup do të mundohemi që çdo rrugicë të ketë kamerë. Përveç kësaj, aktualisht po planifikojmë modernizimin e kamerave, pasi me ato që kemi tani nuk mund t`i shohim të gjitha veprat penale apo shkeljet që kryhen. Për momentin, nga kamerat mund të marrim vetëm disa informacione, siç janë tejkalimi i shpejtësisë, parkimi i parregullt apo kalimi në semafor të kuq.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit