Lufta në Gjirin Persik ndërmjet SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar përplasje jo vetëm të këtyre faktorëve, por objektiva kanë qenë edhe bazat amerikane në vendet e tjera të Gjirit.
Irani e goditi Katarin para pak ditësh, por sulmet e tyre u interceptuan nga ushtria e Katarit. Mirëpo një sulm i radhës ka ndodhur këtë të enjte, ku forcat iraniane kanë goditur me raketa sërish vendin.
Mbrojtja ajrore po vepronte për të interceptuar sulmin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Qatar News Agency.
Katari është një nga vendet e vogla të rajonit, mirëpo është një nga vendet më të pasura, duke patur dhe rezervat më të mëdha në botë me gaz natyror. Në goditjen e para pak ditëve, raketat iraniane shënjestruan infrastrukturën energjetike të Katarit.
Ministria e Brendshme u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë brenda në shtëpi dhe të shmangin dritaret dhe hapësirat e hapura, duke deklaruar se niveli i kërcënimit të sigurisë ishte i lartë.



