Pas lajmit se Afrim Gashi ka pranuar iniciativën për interpelancë nga “Levica” për shkarkim të Ilire Dautit nga posti i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, ka reaguar kjo e fundit, duke thënë se kjo interpelancë nuk është kundër saj si individ, as si deputete, por ndaj betejës për barazi, ndaj betejës për drejtësi dhe dinjitet.
Dauti thotë se kjo është luftë ndaj betejës për t’i bërë të barabartë pjesëmarrësit në konfliktin e vitit 2001.