Shkup, 11 shkurt –Mjetet për inteligjencë të gjeneruar artificiale (IA) në Maqedoninë e Veriut përdorin 45,4 për qind e të rinjve të moshës prej 16 deri në 24 vjeç, që është nën mesataren evropiane prej 63,8 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostatit për vitin 2025.
Në BE, inteligjencën artificiale më shumë e përdorin të rinjtë në Greqi (83,5 për qind), në Estoni (82,8 për qind) dhe në Çeki (78,5 për qind). Përqindja më e ulët është regjistruar në Rumani (44,1 për qind), Itali (47,2 për qind) dhe Poloni (49,3 për qind).

Ndër vendet e rajonit tonë, ndërkaq, IA përdorin 65,4 për qind e të rinjve në Bosnjë e Hercegovinë, 58,2 për qind në Kroaci, 50 për qind në Bullgari dhe 47 për qind në Serbi.
Edhe në BE edhe në vendin tonë, të rinjtë deri në moshën 24 vjeç pothuajse dyfish e përdorin IA në krahasim të popullsisë së përgjithshme e moshës prej 16 deri në 74 vjeç.
Të rinjtë e përdorin IA më shpesh për qëllime private – 44,2%, për ndihmë arsimore – 39,3% dhe për nevoja profesionale – 15,8%.



