Raporti i Komisionit Evropian për vendin tregon se s’jemi të gatshëm për në Bashkimin Evropian, vlerëson njohësi i politikës së jashtme Sinisha Pekevski. Sipas tij, kërkesa e BE-së është shumë e qartë, ndryshime kushtetuese dhe reforma. Pekevski thotë se është e qartë se BE-ja ka larguar fokusin nga Maqedonia e Veriut.
“Kontakte me Sofjen sigurt ekzistojnë. Ata procese nuk janë ndërprerë, por kërkesa është e qartë. Deri sa ne nuk e zbatojmë atë kërkesë, negociatat nuk do të vazhdojnë. Kjo është e qartë dhe na është thënë 100 herë. Absolutisht dalim jashtë fokusit të BE-së. Nuk duan që, kushtimisht, të lodhen me ne, madje as nga periferia. Tani fokusi madje nuk është as te Shqipëria dhe Mali i Zi. Tani fokusi është te Ukraina”, deklaroi Sinisha Pekevski, ekspert.
Pekevski thotë se nuk janë realizuar disa nga reformat kryesore të rëndësishme për BE-në, si ata në sektorin e drejtësisë.
“Korrupsioni i lartë dhe besimi në gjyqësor që është shumë i ulët, tregon gjithçka. Që d.m.th. se deri sa ne nuk lëvizim nga ajo pikë dhe nuk e rrisim besimin në gjyqësor, ta ulim korrupsionin në nivel të pranueshëm, ne nuk do të lëvizim asnjë milimetër drejt BE-së. Ju kur keni gjykatës që është në listën e zezë të SHBA-së dhe me vite askush nuk e ndryshon dhe nuk ka asnjë përgjegjësi dhe kur keni gjykatës që kapet në krim dhe kthehet inspektor në polici, kjo flet gjithçka. Me sy të shëndoshë, bëhemi të verbër”, tha Sinisha Pekevski, ekspert.
Në vitin e fundit, Maqedonia e Veriut nuk ka lëvizur drejt Bashkimit Evropian, konstatoi Komisioni Evropian në raportin vjetor për vendet kandidate, duke përmendur mos-hapjen e kushtetutës. KE-ja vendosi theksin re mungesa e reformave dhe polarizimi i parlamentit nga i cili presion të ecë përpara këtë proces.
Aty u theksuan disa nga ligjet e rëndësishme në sektorë të ndryshëm, të Agjendës së reformave ose jashtë saj, nga të cilat varet avancimi i vendit ose marrja e mjeteve nga Plani i rritjes.
KE-ja kërkoi zbatimin e ligjeve të reja që u miratuan muaj më parë për reforma në administratën publike por edhe një Ligj të ri për procedurën civile, në përputhje me standardet evropiane, dhe të përshpejtojë zbatimin e Strategjisë për Reformën Gjyqësore. Këtu përfshihen ligjet për Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve. Më tej kërkohet të rishikohet korniza ligjore e mediave për pronësinë dhe dhunën ndaj gazetarëve në përputhje me standardet evropiane, të rriten burimet financiare dhe njerëzore për të përshpejtuar reformat e sistemit të arsimit, miratimin e një ligji të ri për burimet e energjisë së rinovueshme, të miratohet ligj për mbikëqyrjen e tregut. /Alsat.mk





