18.8 C
Skopje
Thursday, September 11, 2025

Inspektori nën hetim: Dyshohet për zbulim të sekretit zyrtar

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një inspektori të pavarur në SPB Manastir, nën dyshimin për zbulim të sekretit zyrtar.

Sipas MPB-së, inspektori B.J., i punësuar në Seksionin për Burime të Fshehta Njerëzore të Informacionit, dyshohet se më 9 dhe 17 janar 2025 ka kryer në mënyrë të paautorizuar verifikime në sistemin për armë me leje, për një person të përfshirë në një procedurë tjetër gjyqësore.

Pas verifikimit, ai thuhet se ka fotografuar me celularin e tij ekranin e kompjuterit zyrtar dhe më pas ka shpërndarë informacionin te një person i paautorizuar. Rasti po hetohet për veprën penale “zbulim i sekretit zyrtar”, sipas nenit 360 të Kodit Penal të RMV-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit