Ai quhet Imri Shala. Nuk është politikan, as këngëtar, madje as sportist, mirëpo ai është bërë viral në TikTok me një video! Do të thoshit ju, kush qenka ky njeri? Imri Shala është gomister (vullkanizer) i njohur në Lipjan.
Një video që e ka publikuar në TikTok më 14 mars të këtij viti ka shkuar hiç më pak se 60 milionë shikime! Po, po, 60 milionë.
Kjo video i ka marrë më shumë se 2.3 milionë pëlqime dhe gati 500 mijë shpërndarje. I ka afërisht 10 mijë komente.
Në këtë video, Imriu e ka realizuar një ide të thjeshtë të mbylljes së derës së punëtorisë së tij, e cila gjendet fill në dalje të Lipjanit, rrugës për Shtime.


                                    



