Një konferencë e organizuar nga Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake në bashkëpunim me Komuna e Çairit solli në qendër të vëmendjes rolin gjithnjë në rritje të gruas shqiptare në politikë dhe shoqëri. Tema “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidershipin, paqen dhe identitetin europian” u trajtua si një reflektim i realitetit të ri që po ndërtohet çdo ditë nga vetë gratë.
Në këtë aktivitet u theksua se gruaja shqiptare nuk është më vetëm subjekt diskutimi, por një forcë konkrete që po ndikon në vendimmarrje dhe po ndryshon rrjedhën e zhvillimeve shoqërore. Me zë të artikuluar dhe veprim të drejtpërdrejtë, gratë po dëshmojnë lidership, përgjegjësi dhe vizion europian.
Mesazhi kryesor i konferencës ishte i qartë: ky është momenti kur prania e grave nuk është simbolike, por vendimtare.
Frymëzuar nga thënia e Madeleine Albright, u rikujtua se rruga drejt fuqizimit ka qenë e gjatë, por tashmë nuk ka kthim pas:
“M’u desh shumë kohë për të zhvilluar zërin tim, dhe tani që e kam, nuk do të hesht.”
Ky mesazh, i sjellë nga Imrane R. Morina, përçon një realitet të ri: gruaja shqiptare është sot zë, ndikim dhe vendimmarrje.



