Imrane R. Morina: 8 Prilli të jetë më shumë se festë – thirrje për barazi dhe dinjitet për romët

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Imrane R. Morina ka përcjellë një mesazh urimi të shoqëruar me një apel të fortë për reflektim dhe angazhim shoqëror.
Ajo thekson se kjo ditë nuk duhet të mbetet vetëm simbolike, por të shërbejë si nxitje për më shumë barazi, dinjitet dhe përfshirje për komunitetin rom. Sipas saj, drejtësia nuk mund të konsiderohet e plotë përderisa mungon për një pjesë të shoqërisë.
“Le të mos jetë vetëm një urim, por një reflektim dhe angazhim për më shumë barazi, dinjitet dhe përfshirje,” shprehet Morina, duke uruar njëkohësisht të gjithë romët për 8 Prillin.
Mesazhi i saj u shoqërua me thirrje për solidaritet dhe ndërgjegjësim më të madh shoqëror.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit