Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlie Saliu, ka theksuar rëndësinë e rolit të grave dhe vajzave intelektuale në jetën politike dhe shoqërore, duke i cilësuar ato si forca e ndryshimit të madh.
“Sot në Manastir e Kërçovë, me një mikpritje të ngrohtë nga gra e vajza intelektuale e ambicioze, të cilat e duan ndryshimin dhe janë të gatshme të japin kontributin maksimal për të mirën e përgjithshme. Zëri i tyre është dëshmuar i fuqishëm si kurrë më parë”, ka shkruar Saliu në Facebook.
Ajo theksoi se përfaqësimi i denjë i grave në këshillat komunalë po garantohet me bartëset e listave, znj. Olendije Ali në Manastir dhe znj. Teuta Ahmedi Purellku në Kërçovë.
“VLEN është një zë i fuqishëm për përfaqësim dinjitoz”, përfundoi Saliu.
https://www.facebook.com/share/p/1FvHoeyVdU/