Deputetja e VLEN, Saranda Imeri-Stafai ka reaguar ndaj deputetit të Frontit Europian, Blerim Bexhetit, i cili përmes një shkrimi i reagoi kreut të Kuvendit, Afrim Gashi, respektivisht tha se SMS mesazhet nga Kuvendi i ka pranuar vetëm në gjuhën maqedonase. Imeri-Stafai ka deklaruar se mënyra se si bëhet kërkesa ndikon edhe në gjuhën e mesazheve që dërgohen.
“Ashtu si e bën kërkesën, ashtu vijnë edhe mesazhet. Blerim(Qoseto)Bexheti kerkesen e ke vetëm në gj.maqedone.Goxha shume ishe lodh tu shkrujt.
Mua kështu më vijnë. P.S.Atë që nuk e bëri Talati për 7 vjet(mesazhet ne gj.shqipe),Afrim Gashi e beri per 7 muaj!”, ka shkruar Imeri-Stafai.



