0.8 C
Skopje
Thursday, December 18, 2025

Imami kosovar pas vendimit të Supremes: Shamia me fytyrë të dukshme nuk cenon procesin mësimor

“Një ndalesë e tillë nuk mbron rendin publik apo sigurinë. Përkundrazi, i kontribuon diskriminimit, stigmatizimit dhe prapambeturisë së femrës, duke e penguar zhvillimin e saj arsimor dhe profesional. Ajo krijon një pengesë të panevojshme për emancipimin e gruas dhe përfaqëson një formë të përjashtimit gjinor, e cila bie ndesh me parimet themelore të barazisë dhe drejtësisë sociale”.

 

Sipas tij, shamia me fytyrë të dukshme nuk pengon identifikimin, nuk cenon procesin mësimor, dhe nuk prish rendin shkollor.

 

“Kufizimi i saj është jo proporcional dhe në kundërshtim me standardet evropiane për të drejtat e njeriut, të lirisë fetare dhe të drejtës për arsimim”.

 

“Prandaj, kërkoj që MAShTI ta shfuqizojë tërësisht apo ta rishqyrtojë nenin 1.13 dhe ta harmonizojë me Kushtetutën, ligjet në fuqi, standardet demokratike, praktikat evropiane dhe ato të vendeve anglisht-folëse, duke e riformuluar ndalesën në këtë frymëNdalohet bartja e ‘uniformës’ fetare që mbulon fytyrën ose pengon identifikimin e nxënësve”,

 

“Një rishikim i tillë do të rikthente koherencën institucionale, do të mbronte të drejtat themelore të njeriut, dhe do të dërgonte mesazhin se Kosova është shtet që respekton lirinë, dinjitetin dhe zhvillimin e gruas si shtyllë e shoqërisë demokratike”, tha më tej Maliqi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit