17.8 C
Skopje
Saturday, September 27, 2025

Imami Jakub Kazimoski reagon për politizimin e Muftinisë së Strugës! Kërkon distancimin e nëpunësve fetar nga politika!

Imami nga Llabunishta, Jakub Kazimoski ka reaguar ndaj Muftinisë së Strugës dhe nëpunësve të saj të cilët periudhën e fundit, në masë të madhe kanë qenë aktiv në parafushatë politike, duke mbështetur hapur kandidatin e Ziadin Selës në Strugë, Arsim Dalipi.

“Nëse tashmë vendoset të aktivizohet partiakisht, për çka ka të drejtë, këtë duhet ta bëjë si civil dhe në vendet e parapara për këtë, kurrsesi me uniformë fetare dhe jo në objekte e institucione fetare.

Çdo përzierje e politikës ditore partiake në institucionet fetare sjell si pasojë zhvlerësimin dhe humbjen e autoritetit të liderëve fetarë, institucioneve fetare dhe shërbyesve fetarë.

Kjo deri tani është dëshmuar pa numër herë në praktikë.

Një përzierje e tillë mund të shkaktojë ndarje në xhemat/komunitet, të cilat mund të kenë pasoja afatgjata negative.

Autoriteti dhe angazhimi i shërbyesve fetarë për të mirën e përgjithshme të komunitetit është shumë më i lartë dhe më pas edhe fisnik se çdo angazhim tjetër, prandaj nuk ia vlen të zhvlerësohet me interesa të ngushta e të lehta, tokësore dhe afatshkurtra” ka shkruar mes tjerash në reagimin e tij imami Jakub Kazimoski.

Reagimet e numrit më të madh të hoxhallarëve të Strugës, pasojnë pasi anëtar të Muftisinë së Strugës, si referenti Mevlur Aliu (nipi i ish-ministrit të BDI-së, Jeton Shaqiri), Sekretari i Muftinisë, Shefit Ajredini dhe hoxha Shpendi Ibraimi kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidatit të Ziadin Selës në Strugë, Arsim Dalipi, duke qenë prezent në pritje nëpër fshatra dhe duke bërë fushatë nëpër rrjetet sociale.

Situata eskaloi kur referenti Mevlur Aliu i ofendoi dhe i quajti “Rrahman Morina” të gjithë ata që reaguan kundër politizimit të Muftinisë së Strugës.

Shkrimi i plotë i hoxhës, Jakub Kazimoski:

https://www.facebook.com/share/p/19cKpv4nyQ/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit