Ilaçet nuk do të shtrenjtohen, nga 1 maji, rreth 300 ilaçe me çmim më të lirë

Ilaçet do të mbeten me të njëjtin çmim, ndërsa nga 1 maji për rreth 300 ilaçe do të ulet çmimi. Terapia për tensionin e gjakut, antikoagulantët dhe ilaçet për rregullimin e funksionit të zemrës qytetarët do të mund t’i blejnë në farmacinë më të afërt, pa pasur nevojë të shkojnë në vendet fqinje.

“Ajo që ka rëndësi në lidhje me çmimet dhe politikën e çmimeve është se 300 ilaçe gjenerike, prej më 1 maj pritet që t’u ulen çmimet, sidomos të atyre barnave që janë më të njohura, siç është oksarilti, ose rivari oksaban, të cilat qytetarët tanë gjatë viteve të kaluara i kanë siguruar vetëm nga jashtë, në vendet fqinje, sepse çmimet atje ishin dukshëm më të ulëta se tek ne, që nuk ishte në interes as të barnatoreve dhe as të pacientëve, që të udhëtojnë dhe të arrijnë deri te ilaçi me çmim më të lirë.”, – deklaroi zëdhënësja e Shoqatës së Farmacive Private, farmacistja Biljana Bozhinovska.

Megjithatë, lajmi i mirë për çmime më të ulëta po zbehet nga frika se kriza në Lindjen e Mesme mund të ndërpresë furnizimin me lëndë të para, ose transporti i shtrenjtë mund të ndikojë në çmimin dhe disponueshmërinë e medikamenteve.

“Të gjitha ilaçet janë të qasshme në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha porositë e ilaçeve bëhen një herë në gjashtë muaj apo një herë në vit, kështu që mund të them lirisht se deficit të ilaçeve nuk mund të kemi.”, – theksoi zëdhënësja e Shoqatës së Farmacive Private, farmacistja Biljana Bozhinovska.

Nga Shoqata e Farmacive Private u bëjnë thirrje qytetarëve të mos krijojnë rezerva të panevojshme të ilaçeve, në mënyrë që të mos shkaktojnë krizë artificiale. Në farmaci pritet rritje e çmimeve, por vetëm për suplementet, nga 5 deri në 10 për qind.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit