​Ikja e punëtorëve, ekonomistët thonë se pronarët duhet të rregullojnë kushtet e punës

Ikja e fuqisë punëtore tani pas liberalizimit shihet të jetë një problem më i theksuar i cili do të reflektoj në ekonominë e vendit. Sindikata e Gastronomisë dhe Hotelierisë së Kosovës, thotë se ikja e fuqisë punëtore ka filluar të vërehet që nga 2 janari i këtij viti.

Ekonomistët ndërkaq, thonë se bizneset duhet të gjejnë një zgjidhje për të mos lënë që ikja e fuqisë punëtore të ndikoj, përderisa sipas tyre gastronomia dhe ndërtimtaria do të jenë sektoret me ikjen më të madhe.

Synimet e kosovarëve për një jetë më të mirë jashtë vendit pas një janarit janë më të theksuara falë liberalizimit të vizave. Por largimi I fuqisë punëtore drejtë vendedve të zonës Shengen ka rritur shqetësimet e shumë kompanive private në vend, udhëheqësit e të cilave nuk e fshehin ftikën se mund të përballen me mungesë punëtorësh. Sipas Visar Demollit, kryetar i Sindikatës së Gastronomisë dhe Hotelierisë së Kosovës, pasojat mund të jenë të mëdha deri edhe në mbyllje të bizneseve.

Ekonomisti, Milazim Abazi, nuk e përjashton një fluks të daljes së punëtorëve jashtë vendit, e cila do të reflektohej në shumë sektorë, përfshirë gastronominë, e cila do detyrohet të shfrytëzoj mënyra të tjera që të funksionoj, duke filluar nga vetshërbimi në lokale.

Marë parasysh shifrat e mëdha të kosovarëve që kanë migruar jashtë vendit prej vitit 2016, ekonomisti Alban Hashani, e sheh zgjidhjen e ndaljes së këtij trendi nëpërmjet nagazhimit të institucioeve për kushte më të mira për punë.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit