18.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

IDF njoftoi se rreth 900 mijë plestinezë janë evakuuar nga Qyteti i Gazës

Sipas vlerësimeve të ushtrisë izraelite, rreth 900.000 nga gjithsej një milion palestinezë që jetonin në Qytetin e Gazës dhe pjesën veriore të enklavës para ofensivës së madhe nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), tani janë evakuuar në Rripin jugor të Gazës.

Sipas të dhënave izraelite, numri i palestinezëve që largohen nga pjesa veriore e Rripit të Gazës është rritur në javët e fundit pas përparimit të ushtrisë izraelite, raportoi “Tajms of Izrael”.

Megjithatë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinimin e çështjeve humanitare ka njoftuar më 2 tetor se “vlerësohet se qindra mijëra njerëz mbeten në Qytetin e Gazës dhe pjesën veriore të enklavës”.

Që nga muaji i kaluar, civilëve u është urdhëruar të largohen nga Qyteti i Gazës dhe të gjitha zonat në pjesën veriore të enklavës dhe të drejtohen në zonën humanitare të caktuar nga Izraeli në pjesën jugore të Rripit të Gazës, përndryshe do të trajtohen si terroristë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit