Identiteti në epokën e internetit, Laureta Hajrullahu sjell ekspozitë në GKK

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se më 11 mars do të hapet ekspozita personale e artistes Laureta Hajrullahu, me titull “të zhbëhet, të shpërbëhet, të zhduket”, e kuruar nga Michalina Sablik, shkruan KultPlus.

Përmes instalacioneve dhe videove immersive, Hajrullahu trajton temat e identitetit, hapësirës digjitale dhe kufijve mes reales dhe virtuales.

Projekti i saj i ri eksploron ndikimin e kulturës së internetit dhe teknologjisë në perceptimin e realitetit, duke sjellë një qasje kritike dhe bashkëkohore mbi transformimet shoqërore të kohës sonë.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 14 Maj. /KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit