Është identifikuar dhe privuar nga liria i dyshuari i parë për sulmin ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmjen e 28 Nëntorit.
Bëhet fjalë për një person të mitur me inicialet N.K., ndërsa në lidhje me rastin është ftuar edhe babai i tij, Boris Kondarko.
Hetimet po vazhdojnë me intensitet për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në sulm. Autoritetet bëjnë të ditur se disponojnë prova të mjaftueshme dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
Autoritetet kanë paralajmëruar se rasti nuk do të mbetet pa epilog dhe se përgjegjësi do të ketë për secilin person që ka marrë pjesë në sulm. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.








