12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Ibrahimi takon kryesinë e degës së AAA-së në Tetovë

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi përmes një postimi në facebook ka vizituar Tetovën, ku ka takuar kryesinë e degës së partisë së tij në Tetovë duke diskutuar për situatën aktuale politike, strategjin për zgjedhjet lokale, si dhe projekteve qeveritare që i presin.

Postimi i tij i plotë:

Pas vizitës në Tetovë, vazhduam në Tearcë, ku u pritëm ngrohtësisht nga kryesia e degës së Alternativës. Ishte një takim i frytshëm, plot energji, besim dhe përkushtim për të vazhduar bashkë rrugën e ndryshimit.
Në çdo vendbanim që vizitojmë, mesazhi i qytetarëve është i qartë: populli na do të bashkuar – si VLEN! Kjo është forca jonë, dhe kjo është ajo që na dallon.
Ndryshimi tashmë ka ardhur me zgjedhjet parlamentare, dhe tani po i drejtohemi me të njëjtin vendosmëri edhe zgjedhjeve lokale.
Është koha që ky ndryshim të ndihet në çdo komunë, në çdo lagje dhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Sepse VLEN për të gjithë!🇦🇱

LINK https://www.facebook.com/share/p/1DkRw3dWEF/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit