Në një intervistë ekskluzive për Ora24.tv, Zeqirija Ibrahimi nga VLEN, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) për tentativa për destabilizim të brendshëm në radhët e opozitës shqiptare.
Sipas Ibrahimit, BDI tentoi që përmes Arben Taravarit të shkatërroj koalicionin VLEN, por pritshmëritë e tyre nuk u realizuan.
“BDI shpresoi që me largimin e Taravarit do të ndodhte një përçarje e madhe në VLEN, ndoshta edhe një tërmet politik, por projekti i tyre u rrëzua. Koalicioni jo vetëm që mbijetoi, por doli më i konsoliduar dhe më i vendosur në misionin e tij,” theksoi Ibrahimi.
https://youtube.com/shorts/dYpZb9rKH1Q?si=QXdH-07DLhV_Jsjc