Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë tubimit përmbyllës në Tetovë, u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit të dielën, duke përdorur simbolikën e numrit shtatë, numri rendor i VLEN në fletëvotim, raporton SHENJA.
“Jam sonte këtu pas shumë vitesh në Tetovë, duke folur për numrin shtatë. Sepse shtatëshja para ca ditësh ia fiku dritat Serbisë, e një shtatëshe tjetër, të dielën do t’ia fikë dritat edhe AKI-së dhe BDI-së,” deklaroi Ibrahimi.
Ai falënderoi publikisht të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë fushatës, përfshirë shefat e shtabeve, forumin e gruas dhe forumin e të rinjve, duke vlerësuar angazhimin e tyre si vendimtar për mobilizimin e elektoratit. /SHENJA/