8.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Ibrahimi: Ne për Lubotenin i kemi ndarë 2 milionë euro për ujë, ata i kanë ndarë 5 milionë euro për Tarçullovskin

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në tubimin qëndror të Koalicionit VLEN në Gostivar, për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Ibrahimi, me këtë rast, iu është përgjigjur gjerësisht akuzave të Arbër Ademit rreth investimit 2 milion euro të Qeverisë VLEN në fshatin Luboten.

“Një çështje që sot ka lindur e që më duhet këtu të shpjegoj publikisht. E pash që paska pasur sot një konferencë për shtyp Arbër Ademi ku më paska akuzuar mua dhe VLEN-in se kemi qenë dje së bashku me kryeministrin Mickovski në fshatin Luboten. Për shkak të përurimit të punimeve për ujësjellësin e ri. Duke na akuzuar se gjoja ne e paskemi harruar Lubotenin e kështu me radhë. Përkundër asaj se unë jam autor i një libri për Lubotenin dhe Arbër Ademi nuk ka bërë asnjë punë të vogël asnjëherë për Lubotenin unë e kam edhe një çështje tjetër. Është e vërtetë se unë shkova dje në fshatin Luboten ta përurojmë fillimin e ujësjellësit atje. Dhe tu themi fshatarëve të fshatit tim të Lubotenit se Qeveria VLEN i ka ndarë 2 milion euro për ujësjellësin e fshatit Luboten. Dhe unë e kam pyetjen tjetër: Sa euro i ka ndarë qeveria e Arbër Ademit në kohën që ka qenë ai për fshatin Luboten? Çfarë ka bërë një punë të vogël, amo vetëm një pesë denarëshe për fshatin Luboten? Unë ju them me përgjegjësinë më të lartë. Ata shkonin çdo vit të vajtonin te varret e dëshmorëve , por qe tridhjetë vite nuk ka ujë të pijshëm atje dhe ata kurrë nuk e rregulluan ujësjellësin e fshatit Luboten. E nëse ka dëshirë Arbri që t’ia vazhdoj edhe pak pyetjet, unë e kam edhe një pyetje tjetër për Arbrin: Në kohën e qeverisjes së partisë së Arbër Ademit , kur ata i bënin fushatat së bashku me Boshkovskin, ish ministri i drejtësisë, që sot është shef i grupit parlamentar të BDI-së në Parlament,i ka ndarë dhe i ka firmosur vet 5 milion euro për mbrojtjen e Tarcullovskit në Hagë. Cili ka qenë reagimi i Arbër Ademit atëherë? A ka reaguar dikush atëherë që një ministër shqiptar i ka dhënë 5 milion euro për mbrojtjen e një krimineli të luftës? Dhe këta të cilët flasin për UÇK, jo që nuk kanë bërë asnjë punë të mirë për fshatin Luboten , jo që nuk e kanë zgjidhur çështjen e ujësjellësit në Luboten, por një vrasësi të lubotenasve ia kanë dhënë 5 milion euro”, deklaroi Ibrahimi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit