Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka zhvilluar takim me strukturat partiake në Komunën e Sarajit.
“Në Dërvenin e rezistencës dhe të ndryshimit, sot u takuam në Komunën e Sarajit me aktivin dhe strukturat e partisë. Me moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet,” u paraqitëm para strukturave duke dhënë llogaridhënie, duke treguar transparencë në çdo proces dhe duke riafirmuar përkushtimin tonë për ndryshimin e madh që kemi premtuar”, ka njoftuar Ibrahimi.