11.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Ibrahimi: Institucionet duhet ta zbardhin rastin dhe përgjegjësia duhet të adresohet saktë

Zeqirija Ibrahimi me rastin e tragjedisë në Koçani: Institucionet duhet
ta zbardhin rastin dhe përgjegjësia duhet të adresohet sakt
Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi ka dërguar një mesazh
ngushëllimi deri te familjet e viktimave në tragjedinë që ndodhi në
Koçani.
Me këtë rast, Ibrahimi ka kërkuar që institucionet ta zbardhin rastin
dhe përgjegjësia për këtë tragjedi të adresohet saktë.
“ Ngjarja tragjike në Koçani, në të cilën jetën e kanë humbur dhjetëra
të rinj, është lajm trishtues dhe i dhimbshëm, i cili sot na preku të
gjithëve.
Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave,
lutemi që të vdekurit Zoti t’i mëshirojë, ndërsa të lënduarve u
dëshirojmë shërim sa më të shpejtë!
Institucionet duhet ta zbardhin rastin dhe përgjegjësia duhet të
adresohet saktë.
Ngushëllime e lutje!”, thuhet në këtë mesazh ngushëllimi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit